PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PRESIDENTI I KOLUMBISË GUSTAVO PETRO ËSHTË DROGAXHI (NARKOMAN).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Gustavo Petro është një udhëheqës i tregtisë së paligjshme të drogës i cili nxit fuqimisht prodhimin masiv të drogës, në plantacione të mëdha dhe të vogla, në të gjithë Kolumbinë”.
Kështu tha Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për presidentin kolumbian.
“Është bërë padyshim biznesi më i madh i Kolumbisë dhe Petro nuk po bën asgjë për ta ndaluar atë, pavarësisht pagesave dhe subvencioneve në shkallë të gjerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim afatgjatë ndaj Amerikës.
Nga sot, këto pagesa, ose çdo formë tjetër pagese ose subvencionesh, nuk do të bëhen më”, njoftoi presidenti i ShBA-ës Tramp (Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments