top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRLESHJE NË JENIN | MBETËN TË VRARË 2 PALESTINEZË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 20, 2023
  • 1 min read

Jenin, Bregu Perëndimor | Në Jenin, në Bregun Perëndimor, dy palestinezë u vranë, dhe 12 u plagosën, gjatë një përleshjeje me zjarr, midis një njësie elitare të ushtrisë izraelite, dhe disa milicëve palestinezë, të bllokuar në një shtëpi. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze Wafa. Ushtria izraelite thuhet se po përpiqej të kapte një person të kërkuar. Sipas disa burimeve lokale, të cituara nga ANSA, ushtria izraelite hyri në Jenin, dhe ndërpreu energjinë në zonën e operacionit, më pas rrethoi një ndërtesë, kundër së cilës lëshoi ​​një “dron vetëvrasës” të ngarkuar me eksploziv. Për momentin identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page