PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN PËR POLITIKËN E JASHTME KAJA KALLAS: SË SHPEJTI SANKSIONE TË REJA MBI INDUSTRINË RUSE PAS SULMIT MBI KONSULLATËN E LETONISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 25
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Sulmet pa dallim të Rusisë ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera shkaktojnë viktima civile qëllimisht, jo aksidentalisht.
Sulmi ndaj Konsullatës së Nderit të Letonisë në Sloviansk nënvizon shpërfilljen e plotë të së drejtës ndërkombëtare nga ana e Moskës.
Letonia ka mbështetjen tonë të plotë.
Në përgjigje, ne do të thërrasim të dërguarin e Rusisë në Bashkimin Evropian në lidhje me sulmet e sotme dhe do të propozojmë sanksione të reja të synuara ndaj kompleksit ushtarako-industrial rus”.
Kështu shkroi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments