BOSNJE HERCEGOVINË | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS VIZITOI TRUPAT E EUFOR-it NË SARAJEVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Sarajevë, Bosnje Hercegovinë | “Bashkimi Evropian do të mbështesë gjithmonë sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe stabilitetin e rajonit.
Këtu në EUFOR Althea, ne ndihmojmë në forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit.
Përveç kësaj, ne kemi mbështetur Forcat e Armatosura të BiH me 35 milionë euro për të rritur kapacitetin e mbrojtjes së brendshme.
Dhe po shqyrtojmë mënyra për të ofruar edhe më shumë”.
Kështu tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, kur vizitoi sot selinë e EUFOR-it në Kampin Butmir, si pjesë e vizitës së saj zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ajo u prit mirë në selinë e EUFOR-it nga komandanti i EUFOR-it, gjeneral major Mauricio (Maurizio) Fronda dhe ambasadori i BE-së dhe përfaqësuesi special i BE-së për Bosnjë dhe Hercegovinën, Luixhi Soreka (Luigi Soreca).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments