REPUBLIKA E IRLANDËS | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN PËR POLITIKËN E JASHTME KAJA KALLAS: FJALËT NUK DO TA NDALIN MOSKËN; SOT DO TË PROPOZOJ SANKSIONE TË REJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 2
- 1 min read
Dublin, Republika e Irlandës | “Vetëm fjalët dënuese nuk do t'i ndalin sulmet kundër Kievit.
Vetëm mbështetja e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën dhe presioni në rritje mbi Moskën mund ta bëjnë këtë.
Sot do të propozoj sanksionimin e subjekteve shtesë që mbështesin kompleksin ushtarako-industrial rus në përgjigje të sulmeve.
Sa më shumë që Moska sulmon civilët, aq më shumë sanksione duhet të vendosen.
Ne do të vazhdojmë të rrisim koston e operacionit derisa Rusia të kuptojë se nuk mund të fitojë”.
Kështu tha përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në rrjetin social virtual Iks (X).
Ajo udhëtoi drejt Irlandës për një vizitë zyrtare dyditore (2–3 korrik 2026) bashkë me Kolegjin e Komisionerëve të Bashkimit Evropian, me rastin e fillimit të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments