PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: MARRËDHËNIET TRANSATLANTIKE KANË PËSUAR GODITJE TË RËNDË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 22
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Marrëdhëniet transatlantike pësuan një goditje të rëndë javën e kaluar. Por Evropa nuk dëshiron të hedhë poshtë 80 vjet marrëdhënie të mira për shkak të mosmarrëveshjeve.
Sondazhet, nga ana tjetër, tregojnë se shumica e amerikanëve e konsiderojnë Evropën aleatin e tyre kryesor”.
Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, me të mbërritur në samitin e Bashkimit Evropian.
“Çdo përçarje midis aleatëve, midis ShBA-ës dhe Evropës, u sjell dobi kundërshtarëve tanë”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments