PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN PËR POLITIKËN E JASHTME KAJA KALLAS: KOSOVA DUHET TË FORMOJË SHPEJT NJË QEVERI PËR TË THYER NGËRÇIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 30, 2025
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Bashkimi Evropian mbështet formimin e shpejtë të një qeverie në Kosovë për të thyer ngërçin”.
Kështu deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në një deklaratë të përbashkët me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas zgjedhjeve të fituara nga partia e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
“Pas bllokimit politik pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, ne presim me padurim formimin e shpejtë të kuvendit dhe qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet e Kosovës. Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments