PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EUROPIAN KAJA KALLAS U TAKUA ME MINISTRIN E MBROJTJES SË UKRAINËS RUSTEM UMEROV: EUROPA DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTESË UKRAINËN NË LUFTËN E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 13, 2025
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | “Këtë mëngjes u takova me ministrin ukrainas të mbrojtjes Rustem Umerov.
Ministri Umerov më siguroi se ukrainasit janë të vendosur dhe nuk do të heqin dorë nga liria dhe territori i tyre.
Evropa gjithashtu do të jetë e vendosur dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj”, shkroi në rrjetet sociale Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Kaja Kallas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments