top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PUBLIKOHET NJË EPISOD I RI I DHUNËS POLICORE KUNDR NJË ZEZAKEJE NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 10, 2023
  • 2 min read

Florida, SHBA | Në Florida, në Boca Raton, pamjet e kamerës së trupit të një oficeri policie, të z. Methju Mek’Nikëll (Matthew McNichol), të cilat u bënë virale në mediat sociale, tregojnë një grua shtatzënë afrikano-amerikane të nxjerrë nga makina e saj, e përplasur në tokë dhe e prangosur. Sipas mediave lokale, episodi daton në 22 maj 2023, por historia u bë virale pas lajmit se polici ka dhënë dorëheqjen, por nuk do të ndiqet penalisht. BocaNewsNow.com raportoi se agjenti, së bashku me një koleg, kishte ndërhyrë pas një kërkese për ndërhyrje nga një kalimtar i rastit, i cili kishte parë një burrë dhe një grua duke diskutuar të nervozuar në një fuoristradë ku kishte edhe një fëmijë. Dy policët i kërkuan gruas dhe burrit në makinë të tregonin dokumentet dhe patentën, por gruaja, në një gjendje psikologjike dukshëm të rënduar, u përgjigj se ishte e drejta e saj të qëndronte në makinë. Klima e bashkëbisedimit u nxeh dhe polici e kërcënoi se do ta arrestonte, por gruaja reagoi duke e fyer, dhe duke i thënë disa herë “mos më prek, mos më prek”. Për dy minuta oficeri përsëriti se do t'i arrestonte të dy nëse “vazhdonin të mos bashkëpunonin”. Polici kërcënoi se do ta godiste gruan me taser, por nuk e përdori atë. Ai përfundimisht e tërhoqi gruan, znj. Nerillia Laurent, gjashtë muajshe shtatzënë, nga automjeti i saj dhe e vendosi në paraburgim. Burri që ishte në automjet u largua nga vendi i ngjarjes - duke e lënë fëmijën pa mbikëqyrje - por u kthye pak çaste më vonë duke thënë se kishte frikë për sigurinë e tij. Shefi i policisë Mikele Miuço (Michele Miuccio) lëshoi ​​këtë deklaratë përmes mediave sociale: “Ka një shqetësim të kuptueshëm publik për arrestimin e një gruaje më 22 maj pasi ne u thirrëm për një mosmarrëveshje në familje që dyshohet se ndodhi brenda dhe rreth një makine në Kongres Ave. Ndërsa oficerët po përgjigjeshin kishte për detyrë të identifikonte personat e përfshirë dhe të hetonte nëse kishte ndodhur një krim ose nëse dikush ishte në rrezik, një nga veprimet e oficerit tonë nuk ndihmoi në zgjidhjen e situatës. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page