PSIKOANALISTI ITALIAN: PORNOGRAFIA PO HELMON EROSIN E TË RINJVE | KRIJON IDE TË KËQIJA PËR GRATË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 22, 2023
- 3 min read

Romë, Itali | “Njëqind qen mbi një mace. Ishim shumë. Diçka që shihet vetëm në filmat porno. Isha i neveritur, por çfarë duhej të bëja? Mishi është mish”. Këto janë reflektimet e një prej të dyshuarve për përdhunimin masiv të ndhohur në Palermo, ndaj një nëntëmbëdhjetë vjeçareje të pafuqishme, deklarime të cilat shtrojnë dhe kërkojnë ndërhyrje të mirë.
Psikanalisti italian Luixhi Zoja (Luigi Zoja), një jungian kozmopolit, fillon nga centaurët, kalon paradoksin e rënies së dëshirës në botën perëndimore, nuk i jep alibi pornografisë, dhe arrin në bllokimin e Efektit Flin (Flynn): kurba e koeficientit mesatar të inteligjencës së popullsisë, në rritje të vazhdueshme deri në shekullin e kaluar, filloi të binte. Një hamendje e përgjithshme dhe më shumë se një rastësi: vitet e internetit nuk na kanë bërë asgjë të mirë.
Doktor, konfirmoni? Dhe a ka të bëjë kjo me faktin se 64% e djemve, mosha mesatare 16 vjeç, 82% meshkuj, përdorin pornografi, një në tre çdo ditë?
“Gruaja ime bën punën time, dhe ka fëmijë të klasës së dytë në analizë që tashmë janë të varur nga pornografia. Dikur ishte kinemaja me dritë të kuqe. Një zonë e lirë që kërkonte mundin për të lëvizur, çmimin e biletës. Ndoshta pak turp te llogaritet kur te dalë. Ishte e lodhsheme edhe t’i vjedhje revistën një kushëriri. E pastaj ta fshihje. Sot mjafton një klikim. Dixhitali është i lirë, i lehtë, i arritshëm. Brenda ekranit njeriu është vetëm një grup pikselësh. Trupi percepton një zgjim që nuk është real. Dhe e gjithë sfera seksuale qarkullon shkurt, sipas neuroshkencës”.
E thotë edhe në esenë “Rënia e dëshirës”. Ku ai shpjegon pse bota po heq dorë nga seksi. Një paradoks nën dritën e episodeve si ai siciliani.
“Pornografia në dorë (e qasshme lehtësisht) krijon te djemtë një ide krejtësisht të rreme për erosin e gruas, dhe të femrës. Dhe, gjithashtu, për veten e tyre. Në një video pornografie gjithçka është e ekzagjeruar, askush nuk mund të konkurrojë me një subjekt muskulor në ereksion të përhershëm. Kështu që përvojat e para janë një katastrofë. Përveç nëse grupi qëndron pas tij, ku individualiteti është i zhvlerësuar dhe, siç shpjegoi Frojdi, inteligjenca ulet në nivelin e më budallenjve”.
Njëqind qen mbi një mace. Nuk ju duket e frikshme?
“Unë e quaj centaurizëm. Burrat që nuk mund të ndahen nga kafsha. Asgjë e re. Përdhunimi në grup është një praktikë shumë e lashtë mashkullore, në mit centaurët njohin vetëm seksualitetin e dhunës. Brenda tufës, frenimi zhduket në krahasim me përdhunimin, një instrument kolektiv lufte që ne e njohim mirë. Ata që nisen vetëm kanë pak më shumë hezitim, bëjnë pritë në një vend të errët, e dinë se mund të përfundojnë në burg. Nga ana tjetër, instinkti i tufës është sfidues, akuzon kolektivisht. Mendoni për linçimin: dikush beson se po kryen një akt drejtësie, por nëse moviola ndalet dhe pyet veten pse po e bën, nuk ka përgjigje”.
Të guximshëm dhe budallenj: këta djem besojnë në anonimitetin masiv, por më pas postojnë videot dhe bëhen të njohur.
“Paradoksi i Internetit u studiua: ueb-i rrit njohuritë, por meqenëse mendja jonë ka një kufi kapaciteti, ne ngatërrohemi. Një bombardim i imazheve erotike vetëm sa mund të rrisë mungesën e mendjes”.
Dhe dëshira shuhet?
“Sepse seksualiteti është i frikshëm. Është një performancë më shumë sesa një formë marrëdhënieje, veçanërisht te meshkujt që vuajnë gjithnjë e më shumë nga patologjia e tërheqjes sociale dhe mbyllen në shtëpi. Nuk është rastësi që masturbimi, i konsideruar si një gjë që nga vitet 1950 është rikthyer si një aktivitet erotik mbizotërues. Marrëdhënia me një person real, të pajisur me personalitet, dhe jo të nënshtruar, siç sugjeron telefoni inteligjent, është e pamësuar. Teknologjitë e reja kanë krijuar një iluzion të fortë të plotfuqishmërisë që prek erosin. Rrjeti të jep ndjesinë e aftë për të arritur njerëz dhe gjëra të largëta, të kesh një numër të pafund miqsh. E vërteta është se mendja jonë nuk është në gjendje të mësojë përmendësh më shumë se 150-200 fytyra. Të tjerat janë një abstraksion i plotë, një iluzion i rrezikshëm”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments