KOSTA RIKË | 99% E ENERGJISË SË PRODHUAR ËSHTË E PASTËR DHE E RINOVUESHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

San Joze, Kosta Rikë | “Deri në vitin 2025, Kosta Rika gjeneroi 98.6% të energjisë elektrike nga burime ekskluzivisht të rinovueshme, duke përfshirë energjinë hidroelektrike, gjeotermale, të erës, biomasën dhe diellore”.
Kështo njoftoi Presidenti Rodrigo Çavez (Chaves) dhe Presidentja e zgjedhur Laura Fernandez.
Kjo konsiderohet një rimëkëmbje e qartë për kombin e Amerikës Qendrore pas rënies së prodhimit të vërejtur në dy vitet e mëparshme.
Presidenti i kompanisë kombëtare të energjisë elektrike, Marko Akuna (Marco Acuña), vlerësoi qëndrueshmërinë e sistemit.
“Përballë sfidave klimatike dhe operacionale, Kosta Rika po konsolidon pozicionin e saj si një pikë referimi në gjenerimin e energjisë së rinovueshme”, tha ai.
Për të ruajtur norma të qëndrueshme dhe për të përmbushur kërkesën e ardhshme, qeveria planifikon të shtojë 600 megavat kapacitet të ri deri në vitin 2030, një hap jetësor drejt dekarbonizimit të plotë të ekonomisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments