REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MARKA MOTORIKE “BMW” SYNON TË SHESË 2 MILIONË AUTOMJETE ELEKTRIKE DERI NË VITIN 2026.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | BMW-ja planifikon të shesë 2 milionë automjete plotësisht elektrike deri në vitin 2026.
Një moment historik jo shumë i largët për grupin, i cili qershorin e kaluar arriti tashmë 1.5 milion njësi të shitura që nga debutimi i BMW i3 dhe BMW i8 në vitin 2013.
Gushtin e kaluar, automjetet e elektrizuara të shitura të grupit arritën në 3 milionë.
“Me gamën tonë të gjerë të automjeteve të elektrizuara”, tha CEO-ja Oliver Zipse.
“Ne kemi arritur një pozicion të fortë konkurrues dhe i mbetemi besnikë rolit tonë pionier duke vazhduar të zgjerojmë gamën e automjeteve plotësisht elektrike dhe do ta çojmë ofertën në 20 makina me bateri deri në fund të vitit.
Dy modele të reja nga ‘Neue Klasse’ do të lançohen këtë vit.
I pari është BMW iX3 elektrik, i cili, është shitur pothuajse plotësisht në paraporosi që nga zbulimi i tij zyrtar shtatorin e kaluar, duke demonstruar, se ne po e udhëheqim markën BMW drejt së ardhmes dhe se fryma pioniere, inovacioni dhe guximi japin rezultate”, tha ai.
Javën tjetër, BMW i3 tërësisht elektrik do të zbulohet në Mynih.
“Ne do të vazhdojmë të lançojmë me shpejtësi modele të reja, duke prezantuar teknologjitë ‘Neue Klasse’ në të gjithë gamën tonë dhe duke prezantuar mbi 40 modele të reja ose të rifreskuara nga tani deri në vitin 2027.
Midis këtyre, janë Seria 3 dhe Seria 5 e re, të cilat, do të ofrohen në të gjitha nivelet e pajisjeve, duke sjellë një epokë të re të neutralitetit teknologjik për Grupin BMW”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments