top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA GJERMANE ZBULOI EMRAT E VRASËSVE TË BURRELASIT ALONSO HYSNELI I NJOHUR EDHE SI REOLS HYSNELI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 20, 2024
  • 1 min read

Berlin, Gjermani | Autoritetet gjermane të hetimit penal zbuluan dhe dokumentuan shkresërisht gjeneralitetet e dy individëve të përfshirë në vrasjen e z. Alonso Hysneli, i njohur edhe si Reols Hysneli, me moshë 27 vjeç, me origjinë nga Burreli, akt kriminal që ngjau në muajin nëntor, të vitit 2023.

 

Tash për tash (për arsye të karakterit procedurial penal) emrat e tyre nuk bëhen publikë.

 

Pas vrasjes së z. Hysneli, ata kanë rekrutuar një të mitur me origjinë nga Lushnja, të cilin, e kanë udhëzuar që të merrte përsipër aktin e vrasjes (me qëllim humbjen e gjurmëve).

 

Ishte pikërisht i mituri që u paraqit në strukturat vendore të policisë gjermane, ku mori përsipër vrasjen e z. Hysneli, dhe i shpuri hetuesit te vendi ku gjendej kufoma e të ndjerit (më 25 nëntor 2023, në Holstentherme në Kaltenkirchen).

 

Mbi z. Hysneli ishte shtënë me armë zjarri, në një lokalitet të quajtur Uetersen (në lagjen Pinneberg).

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Fotografitë e dy të dyshuarve që prokuroria gjermane i akuzon si vrasës të burrelasit Alonso Hysneli i njohur edhe si Reols Hysneli.

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page