top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E TIRANËS MBYLLI HETIMET PENALE PARAPRAKE PËR TË PANDEHURIT: BLERIM KRASNIQI; BENJAMIN SHALA; EDONIS THAÇI; MUHAMED KRASNIQI | AKUZOHEN PËR “TRAFIK ARMËSH” TË KRYER NË BASHKËPUNIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 3 min read
Z. Blerim Krasniqi, z. Muhamed Krasniqi dhe z. Edison Thaçi.
Z. Blerim Krasniqi, z. Muhamed Krasniqi dhe z. Edison Thaçi.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet penale paraprake për:

1- Z. Blerim Krasniqi.

2- Z. Benjamin Shala.

3- Z. Edonis Thaçi.

4- Z. Muhamed Krasniqi.

 

Ata akuzohen zyrtarisht për shkelje penale të parashikuar si:

1- Trafik armësh” të kryer në bashkëpunim.

 

Tashmë aktet proceduriale penale në ngarkim të tyre u dërguan në gjykatën vendore me qëllim mbajtjen e gjyqit paraprak.

 

Të pandehurit kishin arritur të ngrinin një linjë të trafikut dhe tregtimit të armëve të shkurtëra të zjarrit tip “Ekol Special”.

 

Prokurori i që kreu hetimet penale paraprake Drini Pali doli në konkluzionin se ata importonin armë zjarri nga territori i Republikës së Kosovës në drejtim të asaj të Shqipërisë me qëllim që t’i shisnin nga 1500 deri ne 2000 €.

 

Prokuroria doli në konkluzionin se organizuesi kryesor i skemës së importit të armëve të zjarrit ishte z. Valter Osmani.

 

Në muajin shkurt të vitit 2024 autoritetet policore vendore sekuestruan 203 kallëpe lënde plasëse C4 (tritol).

 

Atëbotë u shpall në kërkim policor:

1- Z. Dritëro Azemi.

2- Znj. Flaka Avdullahi.

 

Të arrestuar përfunduan:

1- Z. Rigon Maliqi.

2- Z. Shkëlqim Halabaku.

2- Z. Lion Pira (qytetarë të Republikës së Kosovës nga Gjilani).

 

Ata u arrestuan sepse policia vendore infiltroi disa agjentë, të cilët, blenë armë zjarri (6 armë zjarri të shkurtëra tip “Zoraki”, me një vlerë finaciare nga 900 € deri në 1 mijë €.

 

Si subjekte kriminalë të përfshirë në vallen e shit-blerjes së armëve ishin edhe:

1- Z. Valter Osmani.

2- Z. Euxhenjo Manushi (i biri i një këngëtari të muzikës tallava, i njohur si “Ad Sybardhi”).

3- Disa subjekte të tjerë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Në lidhje me arrestimet e tyre Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar një artikull me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇


Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Blerim Krasniqi, me moshë 28 vjeç.

2- Z. Muhamed Krasniqi, me moshë 20 vjeç.

3- Z. Edison Thaçi, me moshë 25 vjeç.

4- Z. Benjami Shala, me moshë 20 vjeç.

 

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Transportuesi 2”.

 

Atyre iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues 10 armë zjarri, që vinin nga territori i Republikës së Kosovës drejt asaj të Shqipërisë me autobus.

 

Ata u arrestuan në vendparkimin e një terminali autobusësh në vendin e quajtur Lundër (fshat në periferi të Tiranës).

 

Nga hetimet penale të karakterit paraprak dyshohet se z. Blerim Krasniqi ka vendosur në autobusin me drejtues z. Edonis Thaçi një çantë brenda së cilës gjendeshin 10 armë zjarri të shkurtëra (brezi) të llojit pistoleta, 10 krehra dhe një sasi municioni luftarak.

 

Ndërsa z. Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me z. Muhamed Krasniqi kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

 

Hetimet kanë nxjerrë në pah se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen për 1500 gjer në 3000 € copa.

 

Kumtohet se mbi z. Edison Thaçi (pronari i linjës së autobusëve) së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë kanë trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page