top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARREST NË BURG PËR: BLERIM KRASNIQIN; BENJAMIN SHALËN; EDONIS THAÇIN; MUHAMED KRASNIQIN | TRAFIKANTË ARMËSH NGA KOSOVA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 27, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës shqiptoi masat e sigurimit arrest me burg për:

1- Z. Blerim Krasniqi.

2- Z. Benjamin Shala.

3- Z. Edonis Thaçi.

4- Z. Muhamed Krasniqi.

 

Ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës të akuzuar për për trafik armësh nga Kosova dhe Serbia në drejtim të Shqipërisë.

 

Atyre iu sekuestruan 10 armë zjarri në vendparkimin e një terminali autobusësh, në fshatin Lundër, të Tiranës.

 

Nga hetimet haparapake është arritur në konkluzionin se:

1- Z. Blerim Krasniqi dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues z. Edonis Thaçi një çantë, brenda së cilës, u gjetën 10 armë zjarri të shkurtëra (brezi) të tipit pistoletë, 10 krehra dhe një sasi municioni luftarak.

 

Njoftim | Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi Edonis Thaçi së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page