U ARRESTUAN BLERIM KRASNIQI; MUHAMED KRASNIQI; EDISON THAÇI; BENJAMIN SHALA | TRAFIKANTË ARMËSH NGA KOSOVA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 24, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Blerim Krasniqi, me moshë 28 vjeç.
2- Z. Muhamed Krasniqi, me moshë 20 vjeç.
3- Z. Edison Thaçi, me moshë 25 vjeç.
4- Z. Benjami Shala, me moshë 20 vjeç.
Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Transportuesi 2”.
Atyre iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues 10 armë zjarri, që vinin nga territori i Republikës së Kosovës drejt asaj të Shqipërisë me autobus.
Ata u arrestuan në vendparkimin e një terminali autobusësh në vendin e quajtur Lundër (fshat në periferi të Tiranës).
Nga hetimet penale të karakterit paraprak dyshohet se z. Blerim Krasniqi ka vendosur në autobusin me drejtues z. Edonis Thaçi një çantë brenda së cilës gjendeshin 10 armë zjarri të shkurtëra (brezi) të llojit pistoleta, 10 krehra dhe një sasi municioni luftarak.
Ndërsa z. Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me z. Muhamed Krasniqi kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.
Hetimet kanë nxjerrë në pah se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen për 1500 gjer në 3000 € copa.
Kumtohet se mbi z. Edison Thaçi (pronari i linjës së autobusëve) së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë kanë trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















