PROKURORIA E TIRANËS MBYLLI HETIMET PENALE PARAPRAKE NDAJ PUNONJËSVE TË POLICISË SË BURGJEVE BASHKIM MUÇA; OLDI MYZYRI; RADION MALOKU; PËRPJEKJA PËR ARRATISJE E ARBËR ÇEKAJT DHE FATMIR PJETRIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria parnë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbylli hetimet penale paraprake dhe dërgoi akte proceduriale penale në ngarkim të:
1- Z. Bashkim Muça.
2- Z. Oldi Myzyri.
3- Z. Radion Maloku.
Ata janë punonjës të Policisë së Burgjeve.
Ata konsiderohen subjekte që nuk përmbushën detyrat funksionale duke lejuar përpjekjen për arratisje nga ambientet e Institucionit të Ekzekutimeve Penale “313”, të:
1- Z. Arbër Çekaj.
2- Z. Fatmir Pjetri (në datën 08.08.2021).
Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin penal me 14 vjet heqje lirie për:
1- Z. Arbër Çekajt, i cili, u shpall fajtor penalisht për trafikimin e një sasie prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në vitin 2018 në Portin e Durrësit, e cila, u gjet në një kontejner me banane që vinte nga Amerika Latine dhe ishte i destinuar për kompaninë “Arbi Garden”, në pronësi të tij.
Z. Fatmir Pjetri, është i dënuar me 30 vjet heqje lirie; ka qenë pjesë e grupit kriminal të njohur si “Babagjyshët”, i cili, gjatë periudhës kohore janar-dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim kreu grabitje të armatosura në argjendari në Tiranë, Fushë-Krujë, Laç, Kuçovë dhe Durrës.
Njoftim | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit R.M., B.M., dhe O.M., për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5648, të vitit 2022, të nisur pas tentativës për t’u arratisur e dy të burgosurve A. Ç. dhe F.P, në IEVP ‘Jordan Misja’, rezultoi se këta shtetas për kryrjen e tentativës për t’u arratisur kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojes të kryera nga disa punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë, që kanë qenë me shërbim në momentin e arratisjes.
Sipas referimit të bërë, në datë 08.08.2021, policia gjyqësore në SHKB ka marrë njoftim zyra e informacionit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë se rreth orës 15:40 të asaj dite të paraburgosurit A.Ç. dhe F.P. kanë tentuar të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar me çarçaf, nga pjesa e ajrimit që ndodhen në tarracën e godinës “A” te shkallët e administratës dhe më pas janë neutralizuar nga forcat e policisë në pjesën e oborrit të IEVP.
Në ushtrim të detyrës së tyre si punonjës të rolit bazë, të pandehurit R.M. B.M. dhe O.M., rezultuan se kanë shkelur skemën e sigurisë të IEVP “Jordan Misja”.
Këta tre shtetas kanë mbajtur detyrën si punonjës të rolit bazë në momentin e tentativës së arratisjes dhe nga hetimi i kryer, provohet plotësisht se nuk kanë kryer kontrollin edhe pse ishte detyra e tyre sipas ligjit dhe rregullores.
Nëse këta punonjës do të kishin kryer detyrën e tyre, dy personat që tentuan të arratisen nuk do të mund të lëviznin në ambientet e brendshme të IEVP-së me sende të ndaluara ose të prodhuara prej tyre, për t’i përdorur për arratisje apo për të ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë të burgjeve që tentuan t’i ndalojnë të dalin nga rrethimi i institucionit.
Gjë e cila vërtetohet plotësisht nga pamjet filmike të ambienteve të brendshme të IEVP 313.
Nga pamjet filmike konstatohet se shtetasit R.M., B.M. dhe O.M., nuk kanë kryer fare kontroll fizik të të paraburgosurit F. P., i cili dukej qartë se mbante një çantë në dorë brenda të cilës kishte sendet e ndaluara, aq më tepër të imtësishëm, duke bërë të mundur që dy personat që tentuan të arratisen të qarkullonin me sende të ndaluara brenda ambjenteve të IEVP, sende të cilat më pas u përdorën prej tyre, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments