TIRANË | JUXHIN KOKA U EKSTRADUA NGA MBRETËRIA E SPANJËS; 200 MIJË LITRA NAFTË TË VJEDHURA NË BASHKËPUNIM ME 10 VETA TË TJERË; EMRAT 1 PËR 1.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 24
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga territori i Mbretërisë së Spanjës:
1- Z. Juxhin Koka, me moshë 31 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në vjedhjen e 200 mijë litave naftë në bashkëpunim kriminal me disa subjekte të tjerë, konkretisht me:
1- Z. Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes.
2- Z. Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes.
3- Z. Hasan Broud.
4- Z. Sami Shanata.
5- Z. Faez Ismaeil.
6- Z. Wissam Rostom (marinarë të anijes me flamur tunizian).
7- Z. Drilon Malluta.
8- Z. Armand Marvataj.
9- Z. Abdoulmohaimen Shanata.
10- Z. Samir Bayoumy.
Njoftim | Interpol Tirana.
Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, J. K., 31 vjeç.
Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments