TIRANË | GJKKO-ja HODHI POSHTË KËRKESËN PROCEDUARIALE PENALE TË ISH-MINISTRIT TË MJEDISIT LEFTER KOKA PËR HUMBJE TË FUQISË SË PARABURGIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) hodhi poshtë kërkesën proceduariale penale të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për humbje të fuqisë së paraburgimit.
Njoftim | Kërkuesi Lefter Koka me datë 13.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për Lefter Koka”, baza ligjore nenet 263/3 dhe 250 të K.Pr.Penale.
1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin nr. 656, datë 24.10.2025, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit Lefter Koka.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments