“RRUGA E DIBRËS”; TIRANË | RONALD LACEJ U ARRESTUA; DORAS NË PLAGOSJEN ME THIKË TË MIKEL XIBROS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 24
- 2 min read

“Rruga e Dibrës”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ronald Lacej, me moshë 51 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të:
1- Z. Mikel Xibro, me moshë 48 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.
Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments