top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “EMIN MATRAXHIU”; ELBASAN | AGJENTURA E KRIMIT ORDINER VRAU ME ARMË ZJARRI BIZNISMENIN EDMOND MËHALLA (HYKA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 30
  • 4 min read

Updated: 6 days ago

Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes kriminale
Z. Edmond Mëhalla (Hyka)
Z. Edmond Mëhalla (Hyka)
Automjeti objekt sulmi me armë zjarri
Automjeti objekt sulmi me armë zjarri
Pamje filmike nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje filmike nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje filmike nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje filmike nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje filmike nga vendi i ngjarjes kriminale
Fshati Mirakë; Librazhd | Policia e Shtetit gjeti të djegur automjetin që dyshohet se u përdor nga Agjentura e Krimit Ordiner për vrasjen e Edmond Mëhallës (Hykës).
Fshati Mirakë; Librazhd | Policia e Shtetit gjeti të djegur automjetin që dyshohet se u përdor nga Agjentura e Krimit Ordiner për vrasjen e Edmond Mëhallës (Hykës).
Fshati Mirakë; Librazhd | Policia e Shtetit gjeti të djegur automjetin që dyshohet se u përdor nga Agjentura e Krimit Ordiner për vrasjen e Edmond Mëhallës (Hykës).

Lagjja “Emin Matraxhiu”, Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Edmond Mëhalla (Hyka), me moshë 43 vjeç, u vra me armë zjarri brenda automjetit të tij, tip “Range Rover”.


Ai konsiderohet subjekt që i përket Agjenturës vendore të Krimit Ordiner, i përfshirë në shkelje penale të lidhura me armëmbajtjen pa leje dhe me narkotikët.


Ai konsiderohet pronari i subjektit tregtar:

1- Xhaxhi Oil”.

2- EL Taxi”.


Njoftim | Elbasan.

 

Informacion paraprak.

 

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen "Emin Matraxhiu", brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

 

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

 

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Automjeti objekt sulmi me armë zjarri
Automjeti objekt sulmi me armë zjarri

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


ELBASAN | U ARRESTUA XHINO AGO DHE KUJTIM PISHA; U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR MARSELO ARANI DHE ARMANDO KOLA; KONSIDEROHEN TË PËRFSHIRË NË VRASJEN E EDMOND MËHALLËS.

 Z. Edmond Mëhalla
 Z. Edmond Mëhalla

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Xhino Ago.

2- Z. Kujtim Pisha.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Marselo Arani.

2- Z. Armando Kola.


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në vrasjen e:

1- Z. Edmond Mëhalla.


Njoftim | Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.


Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.


Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.


Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).


Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.


Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.


Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.


Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.


Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;


K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.


Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.


Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page