top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROJEKT-RREGULLAT E MOBILIZIMIT TË UKRAINËS IU KTHYEN QEVERISË PËR RISHIKIME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 12, 2024
  • 2 min read

Kiev, Ukrainë | Një projektligj ukrainas që shtrëngon rregullat e mobilizimit, regjistrimit ushtarak, dhe shërbimit ushtarak në Ukrainë, i është kthyer qeverisë për rishikim, tha të enjten kreu i fraksionit parlamentar David Arakhamia.

Sipas tij, më 11 janar u zhvillua një takim me dyer të mbyllura, për të diskutuar ligjin midis komandës ushtarake dhe Bordit të Pajtimit.

Projektligji nr. 10378, “Për ndryshime në disa akte legjislative të Ukrainës për përmirësimin e disa çështjeve të mobilizimit, regjistrimit ushtarak dhe shërbimit ushtarak”, u paraqit nga Kabineti i Ministrave, në Parlamentin e Ukrainës, Verkhovna Rada, më 25 dhjetor 2023.

Ai rregullon ndër të tjera, çështjet që kanë të bëjnë me shtyrjen e shërbimit ushtarak, përfshirë për personat me aftësi të kufizuara, ndryshimet në moshën e rekrutimit, si dhe përfshirjen e pushtetit vendor, në pjesëmarrjen aktive në aktivitetet e mobilizimit.

Më vonë, më 8 janar, Komisioni Parlamentar për Politikat Kundër Korrupsionit, pranoi se projektligji i qeverisë për mobilizimin mund të përmbajë rreziqe korrupsioni.

Të enjten u bë e ditur se drafti u kthye për rishikim.

Z. Arakhamia tha: “Pati shumë diskutime. Ne e kuptojmë kërkesën e komandës ushtarake, dhe jemi të gatshëm ta përmbushim atë. Por jo të gjitha dispozitat mund të mbështeten. Disa dispozita cenojnë drejtpërdrejt të drejtat e njeriut, disa nuk janë të formuluara në mënyrë optimale. Kjo iu tha hapur komandës ushtarake. Por, të gjitha forcat politike, e kuptuan dhe mbështesin nevojën e mobilizimit. Si rezultat i mbledhjes, projektligji i kthehet iniciatorit.

Dispozitat e projektligjit u kritikuan më herët nga qytetarët dhe deputetët ukrainas.

Komisioneri i Verkhovna Rada për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, tha gjatë një teletoni (program televiziv shumë i gjatë, zakonisht një transmetim për të mbledhur para për bamirësi), se disa dispozita të projektligjit për mobilizimin mund të jenë në kundërshtim me Kushtetutën e Ukrainës.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page