PRINCIPATA E MONAKOS | 3 TË PLAGOSUR NGA NJË SHPËRTHIM; U TENTUA TË VRITEJ OLIGARKU UKRAINAS VADIM ERMOLAEV SË BASHKU ME TË SHOQEN DHE TË BIRIN E MITUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Principata e Monakos | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Shpërthimi që ndodhi sonte në mbrëmje shkaktoi lëndime të tre vetave, dy prej të cilëve rëndë.
Dyshohet për sulm njoftoi Qeveria dhe zyra e prokurorit të Monakos.
“Ka shumë të ngjarë që ky të ketë qenë një sulm”, tha ministër i Shtetit (kreu i qeverisë) Kristof (Christophe) Mirmand.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 9 të mbrëmjes në një ndërtesë banimi të vendosur midis “Boulevard d'Italie” dhe “Rue du Révérend Père Louis Frolla”, përgjatë kufirit me Francën.
Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Monakos, Stefan Tibo (Stéphane Thibault), një person vendosi një çantë ose pako në hollin e ndërtesës para se të largohej.
Shërbimet e emergjencës, policia dhe forcat e sigurisë u mobilizuan fort.
Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe presidenti i Këshillit Kombëtar dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Princit Albert II-të.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Sipas informacioneve të entit mediatik francez “Le Figaro”, tre të plagosurit janë nga e njëjta familje ukrainase.
Dy prindërit, të moshës 50-60 vjeç, njëri prej të cilëve besohet të jetë një oligark nga Kievi, Vadim Ermolaev, janë në gjendje shumë të rëndë, me një prognozë të rezervuar.
Adoleshenti 13-vjeçar është në gjendje më pak të rëndë.
“Oligarku Ermolaev ka qenë një refugjat VIP në Monako që nga fillimi i luftës në Ukrainë”, sipas një burimi pranë hetimit.
Ai ishte në pallatin e tij të apartamenteve me partneren dhe djalin e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments