PRINCIPATA E MONAKOS | PAPA LEO XIV-të: LUFTËRAT E SOTME JANË FRYT I IDHUJTARISË SË PUSHTETIT DHE PARASË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Principata e Monakos | “Luftërat e sotme janë fryt i idhujtarisë së pushtetit dhe parasë”.
Kështu denoncoi Papa Leo XIV-të para 15 mijë njerëzve që morën pjesë në meshën e madhe në stadiumin Louis II, kulmi i udhëtimit të tij të shpejtë në Principatën e Monakos.
Në misionin e tij të dytë ndërkombëtar, në një destinacion që i habiti shumë njerëz duke qenë se Principata është shteti më i pasur në botë me të ardhura për frymë prej 250 mijë eurosh në vit, Papa Leo XIV-të nuk e shmangu çështjen; përkundrazi, ai e trajtoi atë drejtpërdrejt.
“Në sytë e Zotit, asgjë nuk merret kot!
Siç sugjeron Jezusi në shëmbëlltyrën e talenteve, ajo që na është besuar nuk duhet të varroset nën tokë, por, përkundrazi të lirohet dhe të shumëfishohet brenda horizontit të Mbretërisë së Zotit.
Ky horizont është më i gjerë se sfera private dhe nuk ka të bëjë me një botë utopike.
Mbretëria e Zotit, së cilës Jezusi ia kushtoi jetën e tij, është afër, sepse vjen midis nesh dhe shkund konfigurimet e padrejta të pushtetit, strukturat e mëkatit që krijojnë hendeqe midis të pasurve dhe të varfërve, midis të privilegjuarve dhe të përjashtuarve, midis miqve dhe armiqve.
Çdo talent, çdo mundësi, çdo e mirë e vendosur në duart tona, ka një destinacion universal, një nevojë të brendshme për të mos u ruajtur, por për t'u rishpërndarë, në mënyrë që jeta e të gjithëve të jetë më e mirë”, tha Papa Leo XIV-të.
U prit me nderime të plota nga Princi Albert, sovran i një Principate ku katolicizmi është fe shtetërore dhe ku është në fuqi një legjislacion i fortë kundër abortit, dhe nga Princesha Çarlenë (Charlene), e veshur me të bardha sipas protokollit që lejon që ajo të vishet nga sovranët katolikë.
Ai mbërriti në Monako me helikopter; një metodë e pazakontë, e cila, i lejoi atij të shmangte fluturimin shumë larg mbi Francë, por gjithashtu e mbajti larg kontaktit me gazetarët.
Një veprim i paprecedentë sepse është zakon që Papët të mbajnë konferenca shtypi me gazetarët në aeroplanin papnor.
“Luftërat që përgjakën të tashmen tonë janë fryt i idhujtarisë së pushtetit dhe parasë”, denoncoi Papa Leo XIV-të në stadium.
“Çdo jetë e humbur është një plagë në trupin e Krishtit. Le të mos mësohemi me përplasjen e armëve, me pamjet e luftës!
Paqja nuk është thjesht një ekuilibër fuqie; është vepër e zemrave të pastruara, e atyre që shohin tek tjetri një vëlla ose motër që duhet mbrojtur, jo një armik që duhet mposhtur”, tha Papa Leo XIV-të.
“Të fillojmë me më të vegjlit dhe më të shtypurit; edhe sot, sa llogaritje bëhen në botë për të vrarë të pafajshëm; sa arsye të rreme pretendohen për t'i zhdukur ata”, pyeti Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments