PAPA LEO XIV-të PO VIZITON PRINCIPATËN E MONAKOS | U BËRI APEL MILIARDERËVE TË NDIHMOJNË ATA QË KANË NEVOJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 28
- 2 min read

Principata e Monakos | Papa Leo XIV-të vizitoi Principatën e Monakos, vendin e miliarderëve me jahtet e tyre luksoze në Rivierën Franceze, ku u bëri thirrje banorëve të ndanin pasurinë e tyre dhe të ndihmonin ata që ishin në nevojë.
“Në sytë e Zotit, asgjë nuk merret kot”.
Kështu i tha Papa Leo XIV-të familjes mbretërore të Monakos dhe banorëve të shquar të principatës.
“Çdo gjë e mirë që është në duart tona... mbart një nevojë të natyrshme për të mos u fshehur, por për t’u ndarë, në mënyrë që jeta e të gjithëve të përmirësohet”, tha Papa Leo XIV-të.
Papa Leo XIV-të është Papa i parë në pothuajse pesë shekuj që viziton principatën luksoze mesdhetare.
Ai mbërriti atje me helikopter nga Vatikani, në një fluturim 90-minutësh, dhe fillimisht u takua me Princin Albert, Monarkun e Monakos dhe djalin e aktores së ndjerë të Hollivudit, Greis Kelli (Grace Kelly).
Papa Leo XIV-të përsëriti mesazhin e tij se të pasurit duhet t’i ndihmojnë më pak fatlumët duke i dhuruar Albertit si dhuratë një vepër arti shumëngjyrëshe, një krijim i punishtes së mozaikëve të Vatikanit.
Kjo vepër ishte një imazh i Shën Françeskut të Asizit, djali i një tregtari të pasur italian të shekullit të 13-të, i cili, hoqi dorë nga pasuria e familjes së tij për të ndihmuar të varfrit.
Shteti i dytë më i vogël në botë, pas Vatikanit, dhe një nga vendet e fundit që katolicizmin si fe zyrtare, Monako ka numrin më të lartë për frymë të milionerëve në botë.
Në fjalimin e tij në rezidencën zyrtare të Mbretit Albert (një kështjellë e shekullit të 12-të me apartamente luksoze me pamje nga Mesdheu) Papa Leo XIV-të u bëri thirrje qytetarëve të Monakos që ta vendosin mirëqenien e tyre në shërbim të ligjit dhe drejtësisë.
Vizita e tij në Principatën e Monakos është vetëm e dyta jashtë Italisë, por shënon fillimin e një viti që pritet të përfshijë shumë udhëtime.
Papa Leo XIV-të 70-vjeçar është relativisht i ri dhe në gjendje të mirë shëndetësore për këtë pozicion.
Ai do të nisë një turne ambicioz në katër vende afrikane në muajin prill dhe një vizitë njëjavore në Spanjë në muajin qershor.
Ky udhëtim historik njëditor apostolik ishte vizita e parë nga një papë në pushtet në mikroshtet në kohët moderne, që ndodhi 488 vjet pas vizitës së fundit papnore nga Papa Pali III-të në vitin 1538.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments