top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRINCI UILLIAM (WILLIAM) I MBRETËRISË SË BASHKUAR GJENDET NË ARABINË SAUDITE PËR VIZITË ZYRTARE TRE-DITORE (E PARA PËR TË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Riad, Arabia Saudite | Princi Uilliam (William) i Mbretërisë së bashkuar ndodhet në Arabinë Saudite për vizitën e tij të parë zyrtare në vend.


Ai u takua me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.


Londra kërkon të thellohet bashkëpunimi ekonomik mes palëve.


Vizita vjen ndërsa zbulimet e përditshme nga dosja e pedofilit tashmë të vdekur Xhefri (Jeffrey) Epstein vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi vëllain e vogël të Mbretit Karl (Charles) III, ish-Princin Endrju (Andrew).


Vizita tre-ditore, e cila, përfundon të mërkurën, synon të festojë lidhjet në rritje, të natyrave tregtare, energjitike dhe investuese, përpara 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.


Gjatë qëndrimit të tij, Princi Uilliam (William) - ambientalist i zellshëm - do të vizitojë gjithashtu qytetin historik të Al-Ula, ku do të mësojë rreth iniciativave të ruajtjes që synojnë mbrojtjen e jetës së egër dhe peizazhit unik - e thënë kjo sipas zyrës së tij në Pallatin Kensington.


Një marrëdhënie e përzemërt ka ekzistuar prej kohësh midis familjeve mbretërore saudite dhe britanike.


Arabia Saudite konsiderohet një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Britanisë së Madhe në Gjirin Persik.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page