PRINCI UILLIAM I MBRETËRISË SË BASHKUAR MBUSHI 43 VJEÇ | HODHI NJË FOTO NË RRJETET SOCIALE VIRTUALE KU SHFAQET ME DISA QEN TË FAMILJES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Uilliami (William) feston ditëlindjen e tij të 43-të; Pallati Kensington ka postuar një foto në rrjetet sociale të princit me qenin koker spaniel të familjes, Orla, dhe tre nga katër këlyshët e saj të porsa pjellë.
Fotografia, e bërë në Undsor (Windsor) në fillim të këtij muaji nga Princesha keit (Kate), shoqërohet me një mesazh: “Gëzuar ditëlindjen! Gëzuar ditëlindjen C, G, C, L, Orla dhe këlyshët”.
Inicialet janë ato të Kethrinës (Catherine) dhe fëmijëve të çiftit: Xhorxhit (George), Sharlotës (Charlotte) dhe Luisit (Louis).
Uilliami (William), i veshur me një këmishë të gjelbër të errët dhe xhinse, u fotografua duke përkëdhelur një nga këlyshët.
Pamja ka marrë një mori pëlqimesh nga fansat e familjes mbretërore, të cilët e vlerësuan sinqeritetin e fotos.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments