PRIGOZHINI DIAGNOSTIKOHET ME KANCER | E KURON VAJZA E PUTINIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12, 2023
- 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Kreu i milicisë Uagner, Jevgeni Prigozhin u trajtua për një tumor në bark (i heshtur në rrjetet sociale që prej 24 qershorit 2023, ku deri në ditën e marshimit në Moskë, ai nuk u kursye në deklarata, akuza dhe fyerje për udhëheqësit ushtarakë rusë, dhe dështimet e tyre në fushë të betejave). Ky fakt që lidhet me sëmundjen e tij të pashërueshme, u zbulua për faqen e pavarur të lajmeve Proekt, nga dy punonjës të “kuzhinierit famëkeq të Putinit” të cilët, kanë pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me të, vitet e fundit. Ata thanë: “Z. Prigozhin, iu nënshtrua një trajtimi serioz, dhe tani duket se mjekët po e mbajnë larg sëmundjen. Trajtimet e kancerit shpjegojnë praninë e një dhome me një shtrat të kujdesit intensiv, një ventilator pulmonar dhe një përqendrues oksigjeni: të gjitha të fotografuara nga forcat ruse të sigurisë, gjatë kërkimeve pas rebelimit të Grupit Uagner. Fotot u publikuan më pas nga mediat ruse, duke filluar nga TV.” Që nga fillimi i trajtimit - thanë dy burimet për Proekt – z. Prigozhin ka udhëhequr një mënyrë jetese të shëndetshme, dhe ndjek një dietë të rreptë. Kreu i mercenarëve rusë - mësuan gazetarët - u trajtua në klinikën VIP Sogaz, një institucion mjekësor që ndan projekte me vajzën e Presidentit Putin, Maria Vorontsova: aty z. Prigozhin kishte status super VIP. Njëfarë Dmitry Isaakovich Geyler u shfaq në regjistrin e pacientëve: gjatë kontrolleve në shtëpinë e z. Prigozhin, forcat e sigurisë gjetën një pasaportë me emrin e VIP-it të shtruar në spital, por me foton e kreut të Grupit Uagner. Disa nga të njohurit e Prigozhin nuk përjashtojnë që problemet shëndetësore mund të kenë ndikuar në vendimin për të nisur një kryengritje: “Ky është një burrë me stomakun dhe zorrët e prera”, u vu re. Ndërkohë Proekt nënvizon se informacioni për gjendjen shëndetësore të njeriut të cilit Vladimir Putin i ka besuar drejtimin e ushtrisë duhet të konsiderohet me rëndësi publike. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments