top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË MEKSIKËS KLAUDIA SHEINBAUM: EMIGRANTËT MEKSIKANË DHE MEKSIKA DUHET TË RESPEKTOHEN SEPSE JANË PUNËTORË TË MËDHENJ; ATA BËJNË QË GJITHÇKA TË FUNKSIONOJË NË SHBA-ës

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 6, 2025
  • 1 min read

Mexiko, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja e Meksikës, Klaudia (Claudia) Sheinbaum, deklaroi se askush nuk duhet të tallet me emigrantët meksikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ata janë ndër punëtorët më të mirë në botë dhe, për këtë arsye - tha ajo - Meksika duhet të respektohet”.

 

Gjatë një ceremonie për shpërndarjen e kartave të pensionit për gratë në qytetin Huaçinango (Huachinango), në shtetin Puebla, kreu i ekzekutivit federal kujtoi se numri më i madh i emigrantëve me origjinë nga ky territor banon në Jorkun e Ri, aq sa shumë e quajnë qytetin “Puebla York”, të cilët, pavarësisht se kanë ndërruar vendbanimin, nuk pushojnë së menduari për familjet e tyre meksikane.

 

Atje - shtoi presidentja Sheinbaum - bëjnë që gjithçka të funksionojë: bujqësia, ndërtimi, shërbimet dhe nëse emigruan kjo është sepse janë njerëz të guximshëm, që vendosën të shkojnë dhe të kërkojnë një të ardhme më të mirë për familjet e tyre. Për më tepër, meksikanët janë aq vëllazërorë sa në vitin 2024 u thye rekordi për remitancat, pra shumat e parave që dërgojnë në shtëpi”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page