PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI U TAKUA ME SHEFIN E AGJENCISË QENDRORE TË INTELIGJENCËS (CIA) UILLIAM BËRNS (WILLIAM BURNS): ALEANCA ME SHBA ËSHTË GARANCI PËR PAQE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 23, 2024
- 1 min read
Prishtinë, Kosovë | Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një shënimi në rrjetin social virtual “Facebook”, në lidhje me takimin që pati ditën e enjte, me shefin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Uilliam Bërns (William Burns).
Presidentja Osmani nuk ka dhënë shumë detaje në lidhjet me arsyet e vizitës së z. Bërns (Burns), por është ndalur kryesisht te marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses!
Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar presidentja Osmani, teksa postimi i ka bashkëlidhur edhe fotografi nga takimi mes tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments