top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): ASGJË NUK MUND TË VENDOSET PA UKRAINËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 minutes ago
  • 1 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Që nga dita e parë, Evropa e ka mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus.


Ne kemi punuar për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme me Ukrainën dhe për Ukrainën së bashku me miqtë dhe partnerët tanë.


Sot diskutuam situatën aktuale dhe jemi të bindur se asgjë që ka të bëjë me Ukrainën nuk duhet të vendoset pa Ukrainën.


Si hap tjetër, udhëheqësit evropianë do të takohen nesër në margjinat e G20-ës dhe më pas në Angola me rastin e takimit BE-AU”.


Kjo u shkrua në rrjetin social virtual Iks (X) nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) pas një video-thirrjeje me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosata (Costa) dhe me Presidentin Volodimir Zelenski.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page