top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANGOLË | TAKIM I BASHKIMIT EVROPIAN DHE BASHKIMIT AFRIKAN MBI UKRAINËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Luandë, Angolë | Takimi i udhëheqësve të Bashkimit Evropian mbi Ukrainën, i mbajtur në Luandë të Angolës, për të marrë pjesë në samitin e shtatë Bashkimi Evropian-Bashkimi Afrikan, që zhvillohet sot dhe nesër, filloi në orën 10:30 të mëngjesit në Hotel “Epic Sana”.


Sipas një orari paraprak, samiti evropian mbi planin e paqes për Kievin pritet të përfundojë rreth mesditës, i ndjekur nga hapja e samitit BE-AU, i cili, do të zhvillohet në Sallën e Protokollit të Presidentit të Republikës së Angolës.


Fjalimet janë planifikuar midis orës 13:00 dhe 14:00 nga:

1- Presidenti i Komisionit të Bashkimit Afrikan Mahmud Ali Jusuf (Mahmoud Ali Youssouf).

2- Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Antonio Kosta (António Costa).

3- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen).

4- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio (António) Guterres.

5- Presidenti i Republikës së Angolës, Zhao (João) Lourenço.


Sesioni i parë tematik do të përqendrohet në paqen, sigurinë, qeverisjen dhe multilateralizmin, dhe do të përfshijë një fjalim nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni.


Pas fotos tradicionale familjare, një darkë mirëseardhjeje do të mbahet në Hotel Epic Sana midis orës 20:00 dhe 22:00 të mbrëmjes.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page