PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): RUSIA PO NA VË NË PROVË; VENDOSMËRIA JONË PO FORCOHET.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Edhe një herë, Evropa është zgjuar ndaj sjelljes së pamatur dhe të rrezikshme të Rusisë.
Këto nuk janë incidente të izoluara.
Ato janë pjesë e një modeli më të gjerë të agresionit dhe provokimeve ruse kundër Evropës, që synojnë të testojnë gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë. Rusia do të zbulojë se vendosmëria jonë vetëm sa do të forcohet”.
Kështu shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
“Ne po forcojmë frenimin dhe mbrojtjen tonë kolektive, së bashku me NATO-n. Dhe po intensifikojmë presionin mbi Rusinë”, - tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments