PRESIDENTIT TURK ERDOGAN: SULMET NË GAZA SI MASAKRA E SREBRENICËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 11, 2024
- 1 min read
Ankara, Turqi | “Sot, populli palestinez në Gaza dhe në territoret e pushtuara është i ekspozuar ndaj brutalitetit të ngjashëm me atë të përjetuar në Srebrenicë 29 vjet më parë”, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan).
“Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare thjesht po dëshmojnë vrasjen e rreth 40 mijë njerëzve të pafajshëm, përfshirë 16 mijë fëmijë, si 29 vjet më parë”, tha udhëheqësi turk në një video-mesazh, me rastin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.
“Ashtu si me Srebrenicën, ata që janë përgjegjës për barbarizmin në Gaza herët a vonë do të gjykohen para ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments