top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI ZELENSKI: NUK I DETYROHEM ASNJË FALJE PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP) PËR MOMENTIN E KEQ NË ZYRËN OVALE TË SHTËPISË SË BARDHË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 1, 2025
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | U jam shumë mirënjohës Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre. Ju na ndihmuat të mbijetojmë”, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, duke iu përgjigjur akuzave të presidentit amerikan Tramp (Trump) dhe zv/presidentit të tij JD Vens (Vance) se ai ishte mosmirënjohës dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt popullit amerikan dhe Kongresit gjatë një interviste në rrjetin konservator Faks Njuz (Fox News), në të cilën, ai theksoi se nuk mendon se duhet t'i kërkojë falje presidentit për momentin e keq të Shtëpisë së Bardhë.

 

Disa biseda nuk duhet të bëhen para mediave, me gjithë respektin e duhur për demokracinë”, tha presidenti Zelenski, duke theksuar se në çdo rast pa ndihmën amerikane do të jetë shumë e vështirë të shtyhet Rusia prapa dhe për këtë arsye ai nuk dëshiron të humbasë partneritetin e tij me Uashingtonin.

 

Por Ukraiana ka nevojë për garanci për sigurinë, duke u përpjekur të përdorë tone më pajtuese, por duke mbajtur qëndrimin e vendosur se pa garanci për sigurinë nuk mund të arrihet marrëveshje.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page