top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UASHINGTON | DREJTORI I BYROSË FEDERALE TË HETIMIT (FBI) KASHIAP (KASHYAP) PRAMOD PATEL PADITI REVISTËN “ATLANTIC”; KËRKON 250 MILIONË $ DËMSHPËRBLIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 3 min read

Uashington, Amerikë | Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Kashiap (Kashyap) Pramod Patel, ka ngritur padi kundër revistës “Atlantic” dhe gazetares Sarah Fizpetrik (Fitzpatrick) për botimin e një artikulli ku pretendonte se ai ka probleme me alkoolin dhe përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare.


Artikulli bazohej në më shumë se 24 burime anonime, të cilat, raportuan dehjen dhe mungesat e dukshme të z. Patel, duke shkaktuar shqetësim tek FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë.


Drejtori Patel i mohoi kategorikisht akuzat, duke e quajtur artikullin të rremë dhe duke kërkuar 250 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje.


Revista “Atlantic” e mbështeti vlefshmërinë e raportit pavarësisht kërcënimeve për padi nga Drejtori Patel.


Padia thotë se Revista “Atlantic” e botoi artikullin pa iu përgjigjur një kërkese për zgjatje të afatit për kundërshtime nga avokati i Drejtorit Patel, me artikullin që u botua brenda dy orëve nga dërgimi i letrës.


Artikulli, i titulluar fillimisht “Sjellja e çrregullt e Kash Patel-it mund t’i kushtojë vendin e punës”, citonte më shumë se 24 burime anonime që shprehnin shqetësim në lidhje me dehjen e dukshme dhe mungesat e pashpjegueshme të tij, të cilat, po shqetësojnë zyrtarë në FBI dhe Departamentin e Drejtësisë.


Raporti, titulli i të cilit më vonë u ndryshua në “Drejtori i FBI-së i Zhdukur”, deklaroi se gjatë mandatit të Drejtorit Patel, FBI-ja u detyrua të ricaktonte takimet e mëngjesit sepse ai pinte natën dhe se ai shpesh mungonte ose është i paarritshëm, duke vonuar vendimet e nevojshme për të çuar përpara hetimet.


Në artikullin e revistës “Atlantic”, Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Drejtësisë dhe vetë Drejtori Patel i mohuan akuzat.


Raporti përfshinte gjithashtu një deklaratë nga FBI-ja që i atribuohej atij.


Shtypeni, janë të gjitha gënjeshtra, do t'jua tregojmë në gjykatë. Sillni bllokun tuaj të çeqeve”, thuhet se ka deklaruar ai.


Historia e Atlantikut është një gënjeshtër”, tha Drejtori Patel për agjencinë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters).


Atyre iu dha e vërteta përpara se ta botonin dhe zgjodhën të botonin një gënjeshtër”, tha ai.


Kryeredaktori i revistës, Xhefri Goldbërg (Jeffrey Goldberg), megjithatë, e mbështeti raportin në një deklaratë për rrjetin televiziv “CNBC”, pasi Drejtori Patel kërcënoi me padi në deklarata për entin mediatik Faks Njuz (Fox News).


Në padinë e tij, Drejtori Patel thotë se, ndërsa revista “Atlantic” është e lirë të kritikojë udhëheqjen e FBI-së, ajo shkeli ligjin duke botuar një artikull të mbushur me gënjeshtra dhe akuza të sajuara haptazi, të dizajnuara për të shkatërruar reputacionin e Drejtorit Patel dhe për të çuar në shkarkimin e tij nga agjencia.


Në padinë e tij, ai thotë se revista “Atlantic” injoroi mohimet e FBI-së dhe nuk iu përgjigj një letre nga avokati i Drejtorit Patel, Xhis (Jesse) Binol, drejtuar departamentit ligjor të revistës dhe kryeredaktorit, ku kërkohej më shumë kohë për të hedhur poshtë 19 akuzat që gazetarja i tha zyrës së shtypit të FBI-së se do të botonte.


Letra u dërgua pak para orës 4 pasdite të premten pasdite, dhe artikulli u botua në orën 6:20 pasdite.


Nuk dihet se si, nëse iu përgjigj fare, revista “Atlantic” kërkesës së avokatit Binol.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page