KUBË | GAZETA ZYRTARE E PARTISË KOMUNISTE “GRAMA” POHOI FILLIMIN E NEGOCIATAVE TË DREJTPËRDREJTA ME SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | “Mund të pohoj se një takim midis delegacioneve kubaneze dhe amerikane u mbajt kohët e fundit këtu në Kubë.
Delegacioni i ShBA-ës përfshinte disa nënsekretarë shteti, ndërsa delegacioni kubanez përfshinte një zëvendësministër të Punëve të Jashtme.
Gjatë takimit, asnjëra palë nuk vendosi afate dhe as nuk bëri deklarata shtrënguese”.
Kështu raportuan entet mediatike amerikane.
“I gjithë takimi u krye në një mënyrë respektuese dhe profesionale”.
Kështu tha Zv/Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme Kubane, Alejandro Garsia (García) del Toro, në deklaratat e lëshuara sot për gazetën zyrtare të qeverisë kubaneze dhe Partisë Komuniste, “Granma”.
Ai theksoi se heqja e embargos së energjisë kundër vendit është një përparësi absolute për delegacionin tonë.
Deklaratat e tij, pohojnë lajmin që kishte qarkulluar fuqishëm ditët e fundit pas thashethemeve për mbërritjen e një misioni diplomatik amerikan në Havanë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments