PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: TRUPAT E GARDËS REVOLUCIONARE ISLAMIKE JANË ORGANIZATË TERRORISTE; MBËSHTESIM POPULLIN IRANIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 21 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Ukraina qëndron me popullin iranian, i cili, është gati të luftojë për lirinë e tij.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike janë shpallur organizatë terroriste”.
Kështu raporton enti mediatik ukrainas “RBC-Ukraine” - duke cituar fjalimin e mbrëmjes të Presidentit Volodimir Zelenski.
“E gjithë bota e sheh atë që po ndodh në Iran, numrin e vrasjeve dhe se si regjimi iranian ka kontribuar në përhapjen e luftës dhe dhunës në rajon dhe në mbarë botën.
Ukraina nuk do të harrojë asnjë nga mijëra dronët Shahed që godasin qytetet dhe fshatrat tona, njerëzit tanë”, vuri në dukje Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments