PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NË MUAJIN JANAR RUSËT HODHËN 12000 BOMBA + DRONË + RAKETA NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 13 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Puna e riparimit është duke u zhvilluar në shumë rajone të Ukrainës për të restauruar infrastrukturën kritike.
Vetëm në janar, Rusia lëshoi kundër nesh më shumë se 6000 dronë sulmues, rreth 5500 bomba ajrore të drejtuara dhe 158 raketa të llojeve të ndryshme.
Pothuajse të gjitha sulmet kanë synuar sektorin e energjisë, hekurudhat dhe infrastrukturën tonë - gjithçka që mbështet jetën normale”.
Kështu shkroi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).
“Sulmet vazhdojnë. Gjatë javës së kaluar, Rusia ka përdorur më shumë se 980 dronë sulmues, gati 1100 bomba ajrore të drejtuara dhe dy raketa kundër Ukrainës.
Po shohim përpjekje ruse për të prishur logjistikën dhe lidhjen midis qyteteve dhe komuniteteve.
Pikërisht për këtë arsye nevoja për të mbrojtur qiellin vazhdon.
Raketat për Patriot, Nasams, F-16 dhe platforma të tjera nevojiten çdo ditë”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments