PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SOT KAM TELEFONATË ME KANCELARIN GJERMAN MERC (MERZ) + KONTAKTE ME ROMËN DHE ME PARISIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 7
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Sot është një ditë me kontakte të shumta për të bërë përparim konkret në rrugën drejt paqes dhe për të garantuar pavarësinë e Ukrainës; janë planifikuar disa diskutime; përfshirë një telefonatë me kancelarin Merc (Merz), e cila, është planifikuar tashmë.
Gjithashtu do të jemi në kontakt me kolegët francezë dhe italianë”.
Presidenti Volodimir Zelenski e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X).
“Do të ketë gjithashtu komunikime në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare.
Dje, pas bisedës me Presidentin Tramp (Trump) dhe udhëheqësit evropianë, fola edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe presidentin finlandez. Po punojmë së bashku”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments