PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: KËRKOJ TAKIM BALLË PËR BALLË ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 7
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë me Presidentin rus Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës, pasi i dërguari i posaçëm i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) zhvilloi bisedime me udhëheqësin rus në Moskë.
“Në Ukrainë, ne kemi deklaruar vazhdimisht se gjetja e zgjidhjeve konkrete mund të jetë vërtet efektive kur flasim me njëri-tjetrin në nivel udhëheqësish.
Është e nevojshme të përcaktohet koha e një takimi të tillë dhe gama e çështjeve që do të trajtohen”, shkroi Presidenti Zelenski në mediat sociale virtuale, një ditë pasi foli me presidentin amerikan, i cili, tha se mund të takohej me Presidentin Putin shumë shpejt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments