PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PAS SULMIT TË RI RUS PUNA E NEGOCIATORËVE DO TË NDRYSHOJË; MOSKA PO VË BAST PËR LUFTËN; NUK PO E MERR SERIOZISHT DIPLOMACINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Çdo sulm rus, si ai i mbrëmshëmi, konfirmon se qëndrimi në Moskë nuk ka ndryshuar; ata vazhdojnë të vënë bast për luftën dhe shkatërrimin e Ukrainës, dhe nuk e marrin seriozisht diplomacinë.
Puna e ekipit tonë negociator do të përshtatet në përputhje me rrethanat”.
Kështu njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X), në prag të raundit të ri të bisedimeve në Abu Dhabi.
“Ky ishte një sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës energjetike, që përfshinte një numër rekord raketash balistike”, përsëriti udhëheqësi ukrainas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments