top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NUK GARANTOJ SIGURINË E UDHËHEQËSVE NË PARADËN E MOSKËS QË DO TË MBAHET ME RASTIN E 80 VJETORIT TË FITORES SOVJETIKE NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE MË 9 MAJ 2025.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se nuk mund të garantojë sigurinë e udhëheqësve ndërkombëtarë që do të jenë mysafirë të presidentit Vladimir Putin në Moskë për paradën që shënon 80 vjetorin e fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore më 9 maj 2025.

 

Nuk dihet se çfarë synon të bëjë Rusia në atë datë. Mund të marrë masa të ndryshme, të tilla si zjarre ose shpërthime, dhe pastaj të na fajësojë ne”, tha presidenti Zelenski.

 

Duke folur me gazetarët ai tha gjithashtu se nuk ka ndërmend të luajë lojëra, duke krijuar një atmosferë të këndshme për t'i lejuar presidentit Putin të dalë nga izolimi më 9 maj, dhe rilançoi propozimin për një armëpushim 30-ditor.

 

Sipas presidentit Zelenski qasja e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ndaj luftës në Ukrainë filloi të ndryshojë pas takimit dypalësh në Shën Pjetër, me rastin e funeralit të Papa Françeskut, krahasuar me përplasjen në Shtëpinë e Bardhë në fund të muajit shkurt.

 

Jam i bindur se pas takimit tonë në Vatikan, presidenti Tramp (Trump) filloi t’i shihte gjërat pak më ndryshe. Sidoqoftë, ky është këndvështrimi i tij, vendimi i tij”, tha presidenti Zelenski.

 

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se e hodhi poshtë propozimin e presidentit Putin për një armëpushim tre-ditor më 9 maj dhe nuk mund të garantonte sigurinë e udhëheqësve botërorë në Moskë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page