FRANCË DHE BRITANI E MADHE: A E SUNDOJNË BOTËN MACET? SHIHNI DIPLOMATET MË TË ËMBËLA NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME TË FRANCËS DHE NË DOWNING STREET TË MBRETËRISË SË BASHKUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Paris, Francë | Nomi, diplomatja më e vogël në botë, është në detyrë çdo ditë në “Quai d'Orsay 37” (ministria e Jashtme Franceze).

Macja e vogël monitoron hapësirën çdo ditë për t'u siguruar që nuk ka brejtës dhe kur mbaron turni i saj, ajo bën një sy gjumë në divan.

Nomi e vogël është vetëm një nga macet që sundojnë botën.

Në Britani, Lerri (Larry), macja e Downing Street, ka qenë një shtyllë stabiliteti gjatë 14 viteve të fundit të trazirave politike.

Larri u shfaq për herë të parë në Downing Street më 15 shkurt të vitit 2011, pasi u birësua nga një strehë në Battersea, në jug të Londrës.

Ai ishte “rekrutuar” nga kryeministri i atëhershëm Deivid Kemërun (David Cameron) për të pastruar rezidencën e Kryeministrit nga minjtë, prandaj iu dha titulli zyrtar “Kryegjgjuetari i Minjve”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments