INDIA I NDËRPREU UJIN PAKISTANIT: DY VENDET JANË NË PRAG TË LUFTËS | USHTARËT INDIANË DHE PAKISTANEZË KANË SHKËMBYER ZJARR PËRGJATË KUFIRIT PREJ SHUMË DITËSH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 2 min read

Dehli i Ri, Amerikë | Kryeministri indian Narendra Modi njoftoi sot se vendi i tij do të ndërprejë ujin nga lumenjtë që burojnë në territorin indian, por që rrjedhin përmes dhe ujitin Pakistanin, në hakmarrje për sulmin vdekjeprurës që ndodhi në Kashmirin indian në fund të mujait prill.
“Uji që i përket Indisë ka rrjedhur jashtë vendit deri më tani. Që tani e tutje, ne do ta ndalojmë atë, për t'i shërbyer interesave të Indisë dhe për ta përdorur atë për vendin tonë”, tha kryeminstri Modi në fjalimin e tij.
India pezulloi pjesëmarrjen e saj në një traktat të vitit 1960 me Pakistanin për ndarjen e ujit në shenjë hakmarrjeje për sulmin e 22 prillit ndaj turistëve në Pahalgam, i cili vrau 26 veta.
Edhe pse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, Delhi i Ri fajëson Pakistanin, i cili mohon çdo përfshirje.
Të dy vendet janë në prag të luftës për shkak të këtij sulmi ndaj civilëve.
Ushtarët indianë dhe pakistanezë kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit për një javë.
Më parë, Pakistani akuzoi Indinë se po përpiqej të ndryshonte rrjedhën e lumit Çenab (Chenab), një nga tre lumenjtë që ranë nën kontrollin e Islamabadit sipas traktatit të vitit 1960.
“Ne kemi vërejtur ndryshime në Çenab (Chenab), të cilat, nuk janë natyrale (...) Rrjedha e lumit po zvogëlohet dita-ditës”, tha z. Qasim Pirzada, ministri i Ujitjes së Punjabit.
Pasi India vendosi ta pezullojë në mënyrë të njëanshme traktatin, Pakistani paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndërprerë rrjedhën e lumenjve të saj do të konsiderohej një akt lufte.
Provinca Punjabit e Pakistanit, ku jetojnë gati gjysma e 240 milionë banorëve të Pakistanit, kufizohet me Indinë dhe është zemra e prodhimit bujqësor të vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Комментарии