PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) I THA KRYEMINISTRIT KANADEZ: DO TË ISHTE NJË MARTESË E BUKUR AJO MES AMERIKËS DHE KANADASË; KURRË MOS THUAJ KURRË PËR KANADANË SI SHTET TË 51-të I AMERIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Gjatë takimit dypalësh me kryeministrin kanadez Mark Karnei (Carney), presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) këmbënguli vazhdimisht në idenë që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të amerikan, pavarësisht se kryeministri kanadez tha se vendi i tij nuk është në shitje.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, tha presidenti amerikan.
“Do të ishte një dasmë e bukur”, tha ai.
“Do të doja shumë të arrija një marrëveshje të re tregtare me Kanadanë”, tha presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).
Presidenti i ShBA-ës e përgëzoi kryeministrin Mark Karnei (Carney) për fitoren e tij në zgjedhje.
“Një nga rikthimet më të mëdha politike në histori, pothuajse më i madh se i imi”, tha presidenti amerikan në Zyrën Ovale.
“Kemi shumë të përbashkëta, madje edhe disa çështje të vështira për të diskutuar, por gjithçka do të shkojë mirë”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti