PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI DO TË VIZITOJË MBRETËRINË E BASHKUAR | TAKIM ME KRYEMINISTRIN KEËR STARMËR (KEIR STARMER) + PRESIDENTIN EMANUEL MAKRON + KANCELARIN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Presidenti Volodimir Zelenski do të vizitojë Dauning Stritin (Downing Street), të hënën, për një takim ballë për ballë me kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer), presidentin francez Emanuel Makron dhe kancelarin gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz).
Këtë lajm e raporton gazeta britanike “The Guardian” (Rojtari).
Ajo ve në dukje se Kryeministri Starmër Starmer do ta përdorë takimin me udhëheqësit e Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë për të diskutuar bisedimet e vazhdueshme midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas për t'i dhënë fund luftës.
Të katër udhëheqësit morën pjesë në një takim virtual të Koalicionit të të Vullnetshmëve rreth dy javë më parë.
Atje diskutuan planet për të siguruar një forcë paqeruajtëse evropiane që do të vendoset në Ukrainë në rast të një armëpushimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments