top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: ËSHTË KOHA PËR TË PËRDORUR ASETET RUSE; MOSKA DUHET TË PAGUAJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 42 minutes ago
  • 1 min read
ree

Dublin, Republika e Irlandës | Është koha për të përdorur asetet ruse të ngrira në Evropë për të siguruar rindërtimin e Ukrainës”.


Presidenti i Shtetit të Ukrainës Volodimir Zelenski e përsëriti këtë në Dublin gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin irlandez Majkll (Michael) Martin.


Presidenti Zelenski këmbënguli se një marrëveshje paqeje duhet të sigurojë që Moska të mos pushtojë Ukrainën për herë të tretë në 10 vjet dhe se Rusia duhet të paguajë për veprimet e saj, përfshirë edhe para një gjykate ndërkombëtare.


Ai më pas tha se po priste sinjale nga negociatorët amerikanë që ndodhen aktualisht në Moskë.


Ka ardhur koha për t'i transferuar ato në Ukrainë, në mënyrë që të garantojmë me siguri si mbrojtjen ashtu edhe rimëkëmbjen tonë”, tha Presidenti Zelenski në lidhje me asetet e ngrira ruse në Evropë, duke shtuar se kjo do të na sjellë dobi jo vetëm neve, por edhe partnerëve tanë.


Ai gjithashtu shprehu shpresën e tij se Irlanda dhe vendet e tjera do të mbështesin nevojën për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj kundër Kievit.


Në të njëjtën kohë, Presidenti Zelenski tha se nuk mund të fliste në emër të të gjitha vendeve evropiane, pasi asetet ruse do të kërkonin një vendim konsensusi nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian.


Kryeministri irlandez Martin, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët, deklaroi se Dublini vazhdon të mbështesë përdorimin e këtyre aseteve për të financuar rindërtimin e Ukrainës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page