PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: I DËRGUARI AMERIKAN NË KREMLIN STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) ËSHTË I MIRËPRITUR NË KIEV NË ÇDO KOHË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 52 minutes ago
- 1 min read

Dublin, Republika e Irlandës | “Ekipi negociator amerikan i udhëhequr nga Stiv Uitkof (Steve Witkoff) - aktualisht në Moskë - është gjithmonë i mirëpritur në Kiev në çdo kohë”.
Presidenti i Shtetit të Ukrainës Volodimir Zelenski e deklaroi këtë në Dublin, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin irlandez Majkll (Michael) Martin në përfundim të samitit të tyre dypalësh.
Presidenti Zelenski shprehu kujdes në lidhje me mundësinë e rezultateve pozitive që dalin nga bisedimet e sotme në Kremlin.
Presidenti Zelenski dhe Kryeministri Martin, në përgjigje të një pyetjeje nga një gazetar ukrainas, iu referuan të dy nevojës për të përfshirë aleatët evropianë të Kievit në tryezën e paqes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments