GAZETA KOHËRAT FINANCIARE (FINANCIAL TIMES): TAKIMI PRESIDENCIAL TRAMP (TRUMP)-PUTIN U ANULUA PËR SHKAK TË KËRKESAVE MAKSIMALISTE TË RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara të Amerikës anuluan takimin mes Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe diktatorit rus Vladimir Putin në Budapest, pasi Rusia bëri kërkesa të ashpra për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë”.
Këtë lajm e raporton gazeta Kohërat Financiare (Financial Times).
Burimet e botimit pohojnë se qëndrimi i Moskës ishte shumë i ashpër dhe se kjo nuk e kënaqi Uashingtonin.
Gjithashtu u raportua se vendimi për të anuluar samitin dypalësh të planifikuar më parë u mor pas një bisede telefonike të tensionuar midis Sekretarit të Shtetit Marko (Marco) Rubio dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Sipas raportimeve të medias, Rusia nuk i ka ndryshuar kërkesat e saj maksimaliste për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, vetë Presidenti Tramp (Trump) ka deklaruar publikisht se nuk dëshiron të humbasë kohë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments